Dy përforcime të reja për Vllazninë. Klubi shkodran ka njoftuar afrimet e portierit Jurgen Mehidri nga Korabi. Dhe të sulmuesit Bujar Hajdari, 20-vjeçarit shtatlartë që ishte pjesë e Skopje.
Dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3-vjeçare me Vllazninë. “Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj.
Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme.
Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen & Bujar!”, lexohet në postimin e kuqebluve në faqen zyrtare.