Talenti shqiptar shpallet lojtari i sezonit

Futboll

Talenti shqiptar shpallet lojtari i sezonit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:20
Stiven Shpendi - majtas

Stiven Shpendi është lojtari që ka spikatur më shumë se të tjerët te Cesena në sezonin e fundit.

Sulmuesi i Shqipërisë U21, ishte protagonist absolut me bardhezinjtë.

Duke shënuar 12 gola në 33 ndeshje në Serie C. Sulmuesi 20-vjeçar është shpallur dhe si lojtari më i mirë i sezonit, lajm që e ka njoftuar vetë klubi Cesena.

Shpendi ia ka dalë në shtatë ndeshje të ndryshme të jetë futbollisti më i mirë, shifra që kanë ndikuar të fitojë çmimin si lojtari më i mirë i sezonit të fundit në skuadrën e divizionit të tretë të futbollit italian.

Goleadori ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Itali, ku së fundmi u fol dhe për Juventusin. Me drejtuesit e “Zonjës” që kanë kërkuar informacion për sulmuesin e talentuar.

Së bashku me Stivenin luan në të njëjtën skuadër edhe vëllai i tij binjak, Cristian Shpendi. Gjithashtu pjesë e kuqezinjve U21 të drejtuar nga Alban Bushi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat