Tifozi kuq e zi, Valon Beqiri, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Beqiri është tifoz i flaktë i kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe vazhdimisht i përcjellë ndeshjet e kombëtares në stadiumin “AIr Albania”.
“Urime gazeta ‘Bota sot’, gazeta më e mirë.
Gazeta që shkruan për të gjitha gjeneratat dhe me tema interesante.
Uroj shumë suksese dhe vetëm kështu vazhdoni në promovimin e vlerave kombëtare.
E lexoj më ëndje gazetën dhe ajo që më kënaq, që shkruan për kudo që luajnë sportistët shqiptarë.”, ka uruar Beqiri.