Nuk ka shtesë në finalen e Superkupës së Europës, ky është vendimi i UEFA-s

Futboll

Nuk ka shtesë në finalen e Superkupës së Europës, ky është vendimi i UEFA-s

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:56
Sevilla e Manchester City

Manchester City dhe Sevilla do të përballen me njëra-tjetrën më 16 gusht në finalen e Superkupës së Europës në Athinë.

Finalja do të vijë me një ndryshim nga finalet e viteve të shkuara.

UEFA ka vendosur që në këtë përballje të mos ketë kohë shtesë. Në rast se skuadrat barazojnë në kohën e rregullt prej 90 minutash, do të shkojnë menjëherë në goditjet e penalltive dhe jo në 30 minuta kohë shtesë.

Manchester City u shpall kampion i Europës duke mposhtur minimalisht me shifrat 1-0 Interin në finale. Sevilla arriti të triumfojë ndaj Romës në goditjet e penalltive në finalen e Europa League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat