Talentja e madhe e futbollit, shqiptarja Ela Raka, luan me sukses për klubin anglez Fulham U18 dhe janë fituese të Kupës Middlesex FA për edicionin 2022-2023.
Futbollistja e talentuar nuk ka më shumë se 15 vjeç dhe është me prejardhje nga Kosova, familja e të cilës jeton në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ela përkundër disa ofertave ka vendosur që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës U17.
Ela Raka me numër 10-të
Ajo shquhet me teknikë, shpejtësi dhe goditje të forta.
Siç tregojnë të afërmit e saj për gazetën kombëtare “Bota sot”, synimet e saja janë që të përfaqësojë në mënyrën më të mirë Kosovën.
Është prej lojtareve më të mira në radhët e ekipit londinez, Fulham.