Boksi dhe futbolli në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, shënuan rezultate kulmore.
Klubi i boksit Prishtina pesë herë kampione e ish Jugosllavisë, ndërsa KF Prishtina pesë vite rresht (1983 - 1988) anëtare e Ligës së Parë të të ish shtetit që nuk ekziston më dhe KF Trepça një vit në ligën e parë të ish Yu (1977-1978).
Lah Nimani, trajneri më i mirë që njeh bota shqiptare, me fanatizëm ka drejtuar klubin e boksit Prishtina.
Xhevdet Peci, boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, nuk lind Kosova sikur ai, grushti i tij si çekiç për kundërshtarët, shumë herë i hidhte në nokaut.
Zahitr Shabani, boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, goditjet e tija ishin të papërballueshme për kundërshtarët.
Luan Prekazi, legjenda e futbollit, ka luajtur në Trepçë, Partizan të Beogradit (1967-1969, lojtar kryesor), pastaj në Prishtinë.
Shefqet Sinani, mbrojtës dhe motor i klubit të futbollit Prishtina në gjeneratën e artë.
Kjo fotografi është e vitit 1995 në Prishtinë.
Këta sportistë dridhen një ish Jugosllavi.
Tre nga këta nuk janë gjallë, Lah Nimani, Xhevdet Peci dhe Shefqet Sinani.