Milan do Pulisic, Chelsea nuk pranon më pak se 20 milionë euro për yllin amerikan

Futboll

Milan do Pulisic, Chelsea nuk pranon më pak se 20 milionë euro për yllin amerikan

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 17:22
Christian Pulisic.

Pasi siguruan shërbimet e “gardianit” të portës, Marco Sportiello dhe mesfushorit anglez të Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, “kuqezinjtë” e Milan tashmë kërkojnë të sjellin në “San Siro” një tjetër lojtar të “bluve” e më konkretisht anësorin e sulmit, Christian Pulisic.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane e ato britanike, negociatat mes klubeve tashmë kanë nisur, por me një “problem”. Milan kërkon të shpenzojë vetëm 15 milionë euro për 24-vjeçarin, ndërsa Chelsea nuk pranojnë më pak se 20 milionë euro për kartonin e tij.

Në anë tjetër, “ylli” amerikan i sulmit është i gatshëm të pranojë një ulje page për hir të “minutave” në Milano, teksa aktualisht paguhet 4 milionë euro në vit dhe pritet që një detaj i tillë të ndikojë jo pak gjatë negociatave.

Ndërkaq, kujtjomë se, sezoni që sapo lamë pas, Pulisic nuk ishte në formën e tij më të mirë, teksa në 30 përballjet e zhvilluara për “londinezët” e Chelsea në të gjitha kompeticionet arriti të shënojë vetëm 1 gol e të dhurojë 2 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat