Bordeaux blen ‘binjakun’ e Kvaratskhelias nga kundërshtarët e Tiranës

Futboll

Bordeaux blen ‘binjakun’ e Kvaratskhelias nga kundërshtarët e Tiranës

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 17:44
Zuriko Davitashvili

Bordeaux blen 'binjakun' e Kvaratskhelias nga kundërshtarët e Tiranës

Pas shpërthimit të Kvicha Kvaratskhelias me Napolin, talentet e futbollit gjeorgjian kanë përfunduar në vëmendjen e klubeve europiane.

Një ndër ta është edhe Zuriko Davitashvili, sulmuesi anësor, për të cilin klubi francez i Bordeaux ka paguar klauzolën për ta transferuar plotësisht në Francë.

Gjeorgjiani ishte pjesë e Bordeaux në huazim me të drejtë blerjeje dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke shënuar 7 gola dhe dhënë tre asiste, aq sa mjaftuan që klubi francez të paguajë kartonin e tij te Dinamo Batumi.

Këta të fundit do të përballen në turin e parë eliminator të Conference Leagues me Tiranën, me ndeshjen e parë që do të luhet në kryeqytetin tonë më 13 korrik dhe të kthimit një javë më vonë në Gjeorgji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat