Milani është shumë pranë transferimit të Tijjani Reijnders.
Kuqezinjtë në ditët në vijim do të mbyllin tratativat me Az Alkmar, që nga ana tjetër do të përfitojë 16 milionë euro dhe dy të tjera në formë bonusesh.
Reijnders ndërkohë do të firmos një kontratë për 5 sezone, nga e cila do të përfitojë 1.7 milionë euro në sezon. Për Piolin ai do të jetë blerja e dytë pas Loftus-Cheek.
Sa i përket lojtarit ai ka shënuar 4 gola në 18 ndeshje me fanellën e skuadrës holandeze në Conference League. Është një mesfushor me një teknik të mirë dhe shumë fizik.