Një tjetër ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku sërish në vëmendje ka yllin e PSG-së, Neymar Zhunior.
Së fundmi, sulmuesi duket se është pasuruar akoma dhe më shumë, por jo falë vetes, por në fakt nga një tifoz.
Siç bëjnë me dije mediat, në vullnetin e tij të lirë, tifozi i ka lënë të gjithë pasurinë e tij Nejmarit me anë të një testamenti.
“Unë nuk kam asnjë person të cilit mund t’ia lë gjërat e mia.
Unë nuk dua qeverinë ose ndonjë të afërm të m’i marrë, kështu mendova se Nejmari do të ishte zgjedhja e duhur”, u shpreh tifozi..