Barcelona është në sulm total për Marcelo Brozoviq.
Katalanasit i kanë shpallur luftë edhe arabëve të Al-Nassr për kroatin e Inter teksa kërkojnë ta “joshin” mesfushorin me planin e tyre sportiv, ndryshe nga arabët që janë fokusuar te paratë që mund t’i ofrojnë Brozovic.
Topi është në fushën e 30-vjeçarit që duhet të vendosë nëse do të zgjedhë prestigjin që ofron fanella e Barcelonës, apo paratë e sheikëve. Por, për të mos mbetur “thatë” në rast se Brozovic i “injoron”, blaugranat kanë gati edhe planin “B” që mban emrin e Oriol Romeut.
Mesfushori që është aktualisht pjesë e Gironës në LaLiga, por ka një të kaluar të largët me Barcelonën pasi ka qenë pjesë e katalanasve në sezonin 2010-2011 duke regjistruar vetëm një paraqitje me skuadrën e parë.
Në fakt, 31-vjeçari është aktivizuar edhe me Barcelonën B, por në këtë verë Romeu mund ta ketë shansin e tij të vërtetë me katalanasit.