Shkëndija po përgatitet

Futboll

Shkëndija po përgatitet

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:42
Shkëndija

Futbollistët e Shkëndijes vazhdojnë me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Pas një jave punë intensive në Rogla të Sllovenisë ku zhvillojmë pjesën e kryesore të fazës përgatitore, futbollistët e Shkëndijës së Tetovës dje ishin të lirë.

Kuqezinjtë brenda ditëve që qëndrojnë në Slloveni kanë zhvilluar dy ndeshje kontrolluese (fitore 3:2 me Petrolul Ploiesti dhe 1:0 me NK Rogaska).

Sot ekipi iu kthye punës në Rogla dhe ngarkesat do të vijojnë maksimale me nga dy seanca stërvitore në ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat