Ramadani kërkon zgjidhjen mes Milan dhe Fiorentinës!
Ditën e djeshme drejtuesit e Milanit patën një takim me Fali Ramadanin, agjentin e Luka Romeros, lojtar që “kuqezinjtë” e Italisë kërkojnë ta afrojnë, dhe gjithashtu përfaqësues i Ante Rebic, i cili duket se do të largohet në drejtim të Turqisë.
Mediet italiane raportojnë, se Ramadani, agjenti nga Tetova, propozoi më kot një shkëmbim mes kroatit dhe lojtarit të Fiorentinës, Luka Joviq.
Ashtu si Milani edhe Fiorentina, në fakt po kërkojnë përreth për të gjetur destinacion të ri si “kuqezinjtë” për Rebiq, edhe “violët” për Joviq.