Klubi i futbollit Malisheva ka prezantuar Shtabin Teknik. Malisheva ka synime të qarta për edicionin e ri, të shënojë rezultate sa më të lakmueshme në elitën e futbollit të Kosovës.
Cili është Shtabi Teknik?
“Senad Alirifa - kryetrajner; Qëndrim Kida - asistent i parë; Skënder Ulluri - asistent i dytë.
Milaim Berisha - trajner i kondicionit, Granit Gashi - as. i trajnerit të kondicionit; Jakup Mazreku - as. i trajnerit të kondicionit dhe Ali Bytyçi – Fizioterapeut”, njofton FC Malisheva.