Franca u tregua kockë e fortë për Zvicrën U21, duke e mposhtur me rezultat 4:1, në ndeshjen që u zhvillua në Cluj të Rumanisë në kuadër të Kampionatit Evropian U21.
Zvicër përkundër humbjes ia doli të kaloi Grupin D dhe të kualifikohet në çerekfinale, e cila të shtunën e 1 korrikut (21.00) do të ndeshet me Spanjën U-21.
Cilat janë nota për tre futbollistët shqiptarë, Amir Shaipin, Kastriot Imerin dhe Ardon Jasharin, pas humbje nga Franca U21?
Notat sipas mediumit zviceran “20min”:
Amir Shaipi 3, Lewin Blum 4, Aurele Amenda 4, Leonidas Stergiou 4, Nicolas Vouilloz 4, Ardon Jashari 3, Fabian Rieder 3, Darian Males 4, Kastriot Imeri 3, Dan Ndoye 4 dhe Zeki Amdouni 4.