Ballkani i Therandës kampion i Kosovës, po përgatitet maksimalisht për rrethin e parë të kualifikueseve për Champions League.
Futbollistët e skuadrës nga Theranda, treguan forcën ndaj Tiranës, duke e mposhtur me rezultat 3:1.
“Ka përfunduar miqësorja përgatitore në Ohër, ku me dy golat e Albion Rrahmanit dhe një Albin Berishës e kemi mbyllur ndeshjen 3:1.
Skuadra do të vazhdojë intensivisht të përgatitet në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut, që të jetë gati për kampanjën e Evropës”, njofton FC Ballkani.