Shkëndija sfidohet nga Sarajeva

Futboll

Shkëndija sfidohet nga Sarajeva

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 23:12
Shkëndija

Ndeshja e tretë kontrolluese në përgatitjet në Slloveni vendos Shkëndijen e Tetovës përballë një prej klubeve më të suksesshme në Bosnje, Sarajeva.

"Pas të mërkurës së lirë futbollistët kuqezi sot janë kthyer intensitetit maksimal duke zhvilluar dy seanca stërvitore.

Stafi teknik vazhdon të implementojë tempo të lartë duke ecur sipas planprogramit dhe në këtë drejtim e premtja sjell ndeshjen e tretë kontrolluese në fazën përgatitore në Slloveni.

Sarajeva, një prej klubeve më të suksesshme në Bosnje e Hercegovinë do të testojë formën momentale të kuqezinjëve, pasi deri tani kemi luajtur me Petrolul Ploiestin (3:2) dhe NK Rogaska (1:0). 

Pasi mungoi kundër NK Rogaskas shkaku i një dëmtimi në ekip kthehet Erald Çinari, ndërsa për arsye të njejta (lëndim) ndaj Sarajevës nuk do të jetë në kombinim Kamer Qaka. 

Përballja Shkëndija-Sarajevo luhet të premten me fillim në orën 17:30 në terrenin e NK Stojnci në Slloveni", njofton Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat