Akuzohen për trukime ndeshjesh, arrestohet një trajner dhe arbitri i FIBA-s!
Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Prizrenit.
Siç bëhet me dije nga mediat kosovare, janë arrestuar dy persona që janë përfshirë në trukime ndeshjesh në basketbollin e Kosovës.
Janë arrestuar për kurdisje trajneri prizrenas i basketbollit Arbnor Rifati dhe gjyqtari prishtinas Daut Mehmeti.
Bëhet fjalë për arbitrin e FIBA-s, Daut Mehmeti dhe një trajner basketbolli.