Artan Iljazi është në top formë. Ai është dalluar me mbrojtje fantastike gjatë fazës përgatitore të FC Shkupi në Bolu të Turqisë.
Në ndeshjen e fundit miqësore kundër skuadrës rumune, FC Hermannstadt, të cilën FC Shkupi e fitoi me rezultat 1-0, portieri kumanovar ia siguroi fitoren ekipit të tij.
Ai dje pati disa pritje të mrekullueshme, kurse në fund të takimit, sic raporton faqa e klubit, Iljazi mbrojti edhe një penallti.
Ka qenë kjo penalltia e dytë e pritur nga Iljazi, i cili edhe në ndeshjen ndaj Egnatias nga Shqipëria e kishte bërë gjë të tillë.
Kjo formë e mirë e Iljazit me siguri e gëzon edhe stafin teknik të FC Shkupi në prag të ndeshjeve europiane.
FC Shkupi ndeshjen e parë kualifikuse të Ligës së Konferencës, UEFA e luan si mysafir më 13 korrik kundër FC Hegelmann në Kaunas të Lituanisë.