Zlatan Ibrahimoviç ka zbuluar një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit anglez, Manchester United.
“Një ditë kur po qëndronim në hotel me ekipin para ndeshjes, shkova në mini-barin e hotelit dhe mora një lëng frutash.
Ne luajtëm ndeshjen dhe pastaj u kthyem në shtëpi.
Koha kaloi dhe fatura ime erdhi. Kuptova se më kanë hequr 1 paund nga paga mujore. I telefonova menaxherit: 'Më falni, pse më kanë hequr 1 paund nga paga'.
Ai përgjigjet: 'Ishte lëngu i frutave nga mini-bari'. 'Po tallesh, seriozisht e ke?'. Jo, nuk po tallem. Këtu, nëse porosit diçka, duhet të paguash për të".
"Sigurisht, por nuk shkova në hotel me dëshirën time.
Nuk isha me pushime. Ishte vendi im i punës. Isha atje për Manchester United. Nëse më duhet të luaj dhe kam etje, nuk mund të dal në fushë i dehidratuar".
"Mund ta besosh? Një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë në Itali. Këto janë detajet që bëjnë diferencën dhe fitojnë respektin e lojtarëve”, ka theksuar Ibra.