Një vit pas kalimit të tij nga Fejnordi te Lidsi, Luis Sinisterra lejohet të largohet nga klubi anglez.
Sezoni i mirë i skuadrës kolumbiane të lindur në ‘99, i copëzuar nga disa dëmtime, nuk mjaftoi për të shpëtuar “bardhoshët” që zbritën në nivelin e dytë të futbollit anglez. Dhe tani ideja e lojtarit me ofertën e duhur është që të nisë një aventurë të re.
Italia duket një destinacion i preferuar pas Anglisë, ndaj lojtari dhe Lidsi vijojnë të jenë në pritje të ofertave, një nga cilat mund të jetë me ngjyra kuqezi. I aftë të luajë në të dyja korsitë, 24-vjeçari mund të ishte një xhol i dobishëm për Milanin.
Milani gjithashtu ka një anësor të djathtë në horizontin e tij që mund të forcojë krahun e zënë zakonisht nga kapiteni Kalabria. Emri i ri është ai i Vilfrid Singos, i cili nuk është duke rinovuar me Torinon.
Kontrata i skadon në qershor 2024 dhe lojtari i ka bërë të qartë klubit se dëshiron një përvojë të re. Me më pak se një vit kontratë në fuqi, 22-vjeçari nga Bregu i Fildishte ka shanse të mëdha të shitet me një çmim të përballueshëm.