Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se mesfushori Ilkay Gundogan zgjodhi klubin katalunas pavarësisht ofertës së lartë financiare të Man Cityt.
Gjermani nënshkroi kontratë trevjeçare me katalunasit, pavarësisht që kishte në tavolinë ofertën e rinovimit nga Man City, si dhe një ofertë nga Arsenali.
Laporta ka treguar se Gundogan zgjodhi ta plotësojë ëndërrën duke e refuzuar ofertën e lartë financiare të kampionit të Anglisë.
“Ai është lojtar që ka preferuar të vjen te një klub prestigjiozë si i yni, duke na vendosur para ofertave tjera”.
“Ka funksionuar gjithçka mirë këtu. Xavi gjithashtu i ka besuar plotësisht lojtarit”.
“Ai e zgjodhi Barcelonën para propozimit më të lartë të Man Cityt në anën financiare.
Ai më tha se e ka ëndërr të luante për Barcelonën”, deklaroi ai.
Ndër të tjerë, Laporta edhe konfirmoi se Barcelona nuk është në garë për transferimin e Marcelo Brozovic dhe Joshua Kimmich, shkaku i gjendjes financiare të klubit