Juan Cuadrado nga sot nuk është më një futbollist i Juventusit. Me një mesazh në faqen zyrtare klubi torinez ka zyrtarizuar largimin e kolumbianit pas 8 sezonesh.
“Faleminderit Panita!
314 herë kemi luftuar së bashku, duke fituar 11 trofe.
26 herë e kemi parë të gëzohet, me kërcimin e tij të pagabueshëm.
59 herë ishte ai që u dha gëzimin e golave shokëve të tij.
Sot, pas një udhëtimi 8 sezonesh, është koha për të thënë lamtumirë.
Juan Cuadrado largohet nga Juventusi”, shkruhet në njoftimin për shtyp.