Malaga ka pasur një sezon të dështuar në Ligën e Dytë spanjolle, duke u renditur në vendin e 20 në klasifikim.
Ekipi e nisi sezonin me pretendime, por vendi i 20 e ka zbritur edhe një ligë më poshtë dhe kjo ka bërë që klubi të marrë një vendim të rëndësishëm për sezonin e ri.
Kështu, me anë të një komunikate për shtyp, Malaga ka njoftuar për largimin e 18 futbollistëve të cilët ishin pjesë e skuadrës së parë.
Ditën e sotme që është zyrtarisht edhe dita e fundit e sezonit që sapo mbaroi, kanë përfunduar edhe kontrata e tyre pasi në klauzolë ishte lirimi i lojtarëve në rast të rënies nga kategoria dhe menjëherë ka ardhur komunikata e klubit.
Kështu, lojtarët do të duhet të gjejnë skuadra të reja dhe vetë klubi do të punojë për të formuar një skuadër të re që do të luajë këtë sezon në ligën e tretë spanjolle.
LOJTARËT E LARGUAR:
Unai Bustinza, Luis Munoz, Aleiks Febas, Aleks Gallar, Julian Delmas, Alfred N’Diaje, Esteban Burgos, Jonas Ramalho, Ruben Janez, Lago Zunior. Javi Jimenez, Pablo Çavarria, Jozabed Sançez, Alberto Eskazi, Ruben Kastro.