I intervistuar nga La Repubblica, Andrea Barzagli ka folur për dëshirën e Massimiliano Allegri-t për të vazhduar aventurën e tij në drejtim të Juventus-it:
“Refuzimi i Allegrit për të shkuar në Arabinë Saudite? Ky vendim më bën të kuptoj se sa bindje ka për të qëndruar tek Juventusi dhe me çfarë synimesh dëshiron të nisë sezonin e ri një njeri krenar sa ai”.
Barzagli komentoi edhe për rinovimin e kontratës së nënshkruar nga Rabiot:
“Merkato është ndezur tani, duhet të shohim kush vjen e kush largohet.
“Sidoqoftë, rinovimi i Rabiot është një shenjë e madhe, një mesfushor modern, me cilësi të madhe, që në fillim pakkush e ka kuptuar”.