Ish-futbollisti i Sarajevës, Vahidin Musemiq, një nga golashënuesit më të mirë, sot ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.
Ai e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në klubin boshnjak Sarajeva, konsiderohet si golashënuesi më i madh i klubit nga “Kosheva” , duke luajtur gjithsej 293 ndeshje, ku ka shënuar 169 gola.
Musemiq ishte një faktor kyç te Sarajeva në edicionin 1966/67, kur shënoi 23 gola në të gjitha garat.
Ai kaloi një sezon në Nice të Francës, pas së cilës doli në pension për shkak të lëndimeve të shpeshta.