Shkupi i ka përfunduar përgatitjet në Bolu të Turqisë dhe është i gatshëm për sfidat evropiane.
Shkupjanët kthehen në Shkup, ku do të vazhdojnë të përgatiten për garat evropiane kundër Hegelmanit nga Lituania.
Shkupi ndeshjen e parë si mysafir e luan më 13 korrik, ndërsa të kthimi shtatë ditë më vonë në Shkup.
Skuadra nga Çairi, me disa futbollistë të rinj në formacion, zhvilloi tri ndeshje kontrolluese, gjatë të cilave ka shënuar dy fitore ndaj skuadrës së Hermannstadt dhe ka barazuar ndaj Egnatias.