Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës në kualifikueset e Euro 2024 në Pragë ndaj Çekisë vendase (7 shtator). Kombëtarja kuqezi do të përballet me kryesuesit e grupit E në “Fortuna Arena”, stadium me kapacitet prej 19 370 tifozësh.
Aty ku u luajt finalja e Conference League: West Ham-Fiorentina. Djemtë e Sylvinho përballë Çekisë, që ka grumbulluar një pikë më tepër se Shqipëria e vendit të dytë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar këtë të premte se ka nisur shitja e biletave për këtë ndeshje
. Që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e skuadrës kuqezi.
Të gjithë të interesuarit që duan të mbështetin nga afër Kombëtaren e zemrave të shqiptarëve në këtë përballje, kanë mundësinë për të siguruar bileta përmes faqes www.fshf.org.