Është interesant se me 23 qershor të vitit 1985, juniorët e klubit të futbollit Prishtina, u ballafaquan me Vardarin e Shkupit.
Në përbërjen e Prishtinës, emra të spikatur të futbollit, si Afrim Tovërlani, portieri Shukri Paçarada, Fadil Berisha, Ramiz Budeci, Arsim Gashi, Luan Dërmaku etj.
Afrim Tovërlani brenda 3-4 sekondave ka qëlluar tërthorësen dhe shtyllën, por fati sportiv nuk ishte me të.
Prishtina e kishte zhvilluar ndeshjen e xhiros së parë të turneut të 33-të tradicional për juniorë "Riviera e Kvartnerit".
Ndeshja u zhvillua në fushën e Marlincit afër Rijekës.
Ballafaqimi kishte përfunduar pa gola (0:0).
Prishtina - Vardari 0:0
Prishtina: Paçarada, Gjikolli (Krasniqi), Ahmeti, Gashi, Bajgora, Tomasheviqi, Kodraliu, Dërmaku, Berisha (Tmava), Tovërlani dhe Budeci.
Vardari: Ristovski, Stojanovski, Stojanoviqi, Babunski, Bozhinovski, Mishevski, Shuljanovski, Kostaranov, Popevski, Milenkovski dhe Anastanovski.