Napoli ka zyrtarizuar më në fund largimin e drejtorit sportiv Kristiano Xhuntoli i cili prej kohësh ishte shprehur se nuk dot ë vazhdonte më të bënte merkaton e të kaltërve.
Në një kohë kur Napoli u rikthye te titulli pas 33 vitesh, klubi ka pasur dy ghumbje të mëdha ku pas trajnerit u largua edhe drejtori.
Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar për largimin e Xhuntolit pas 8 vitesh si drejtor sportiv, duke e falënderuar për kontributin që ai ka dhënë.
Tashmë, Xhuntoli do të jetë me shumë gjasa drejtori i ri i Juventusit duke qenë se bardhezinjtë e kërkojnë prej më shumë se 1 muaji.
“Klubi i Napolit falënderon Kristiano Xhuntolin për bashkëpunimin 8 vjeçar me presidentin Aurelio De Laurentis dhe Shefin Ekzekutiv, Andrea Kiaveli si edhe me trajnerët që kanë drejtuar skuadrën”, shkruhet në njoftimin e klubit për largimin e tij.