Skuadrat nga Arabia Suadite janë hedhur plotësisht në “sulm” në merkaton e kësaj vere, ndërsa synimi kryesor kanë afrimin e yjeve të Europës.
Së fundmi mediet franceze raportojnë se Al-Nassr, klubi ku ndodhet Cristiano Ronaldo, dëshiron që të afrojë mesfushorin e Lens, Seko Fofana.
Mes klubit saudit dhe kapitenit të nënkampionëve të Francës mësohet se ka një marrëveshje verbale.
28-vjeçari, raportohet se ka pranuar kontratën 3-vjeçare dhe detajet e fundit mbeten për t’u përcaktuar me klubin francez.