Me përfundimin në mënyrë zyrtare të sezonit 2022-2023, një sërë lojtarësh janë larguar nga “zikaltërit” e Inter, teksa “eksodit” të “lamtumirave” nuk i shpëtoi as mesfushori italian, Roberto Gagliardini.
Gagliardini largohet nga Inter pas plot 190 ndeshjesh të luajtura, në të cilat arriti të shënojë dhe 16 gola, si dhe siguroi një “Scudetto”, 2 Superkupa të Italisë dhe 2 Kupa të Italisë, përgjatë “aventurës” së tij “ziakltër”, e cila nisi në janarin e vitit 2017, pas transferimit nga Atalanta.
Me skadimin e kontratës me “zikaltërit”, Gagliardini tashmë është gati për një “aventurë” të re në Serie A.
Gjithçka çka pritet është vetëm firma e lojtarit, për t’u kthyer në protagonistin më të ri të skuadrës së Monza.