Mbrëmë u bë e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano që Liverpooli ka pranuar të paguajë klauzolën e Dominik Szoboszlait.
Liverpooli ia ka bërë me dija se do të paguajë plot 70 milionë euro për yllin hungarez, dhe tani marrëveshja me RB Leipzigun është arritur.
Ndërkaq, Liverpooli ka caktuar për sot pjesën e parë të testeve mjekësore të Szoboszlait.
Dokumentet janë duke u kontrolluar mes klubeve, ndërsa Szoboszlai do të kryejë testet mjekësore dhe më pas të prezantohet si transferimi më i ri i Liverpoolit.