Roma mund të tentojë transferimin e Renato Sanchesit këtë verë.
Klubi italian është në bisedime për transferimin e Davide Frattesit, por ende nuk ka ndonje marrëveshje të arritur.
Për mesfushorin e Sassuolos në garë janë edhe Interi e Milani.
Të tre klubet e kanë bërë prioritet 23-vjeçarin.
Por, nëse dështon me Frattesin, Roma ka si alternativë Renato Sanchesin – ka raportuar Gianluca Di Marzio.
Trajneri Jose Mourinho thuhet se e pëlqen mesfushorin e Paris Saint-Germainit dhe një lëvizje mund të bëhet.
25-vjeçari me kampionët e Francës ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Bazuar në “Transfermarkt”, portugezi në tregun e transferimeve vlerësohet me 15 milionë euro.