I dha fund aventurës me Kukësin

Futboll

I dha fund aventurës me Kukësin

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:12
Shqiprim Taipi

Pas dy vitesh pjesë e Kukësit, këtë verë Shqiprim Taipi vendosi të mbyllë aventurën me verilindorët. Mesfushori nuk ka humbur kohë dhe sipas burimeve ka gjetur menjëherë skuadrën e re.

26-vjeçari do ta vijojë karrierën në Kazakistan te skuadra e Kaspij Aktau.

Kampionati kazak është në aktivitet e sipër, teksa janë zhvilluar deri më tani 15 javë.

Skuadra e re e Taipit për momentin gjendet në vendin e 13-të me vetëm 10 pikë, megjithatë me merkaton e hapur, Kaspij synon të përforcohet dhe të marrë veten në klasifikim, teksa shqiptari cilësohet si një afrim me shumë vlera në repartin e mesfushës.

Kujtojmë se kjo do të jetë aventura e parë e vërtetë jashtë Shqipërisë për Shqiprim Taipin, që më parë është aktivizuar edhe në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës dhe Shkupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat