Nedim Bajrami ka gjetur kohë në pushimin e tij që të takohet sot me grupin e njohur të tifozëve nga Tetova, “Ballistët”.
Tifogrupi në fjalë thuri lavde për mesfushorin tetovar, i cili përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë.
Bajrami shkëlqeu në dy ndeshjet e qershorit me “Kuqezinjtë”, duke shënuar gol në fitoret ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, teksa ndaj këtyre të fundit e regjistroi edhe një asistim.
“Ballistët” vlerësuan se ky takim dëshmon për përkrahjen që ka anëtari i Sassulos, duke shtuar se ëndrra e përbashkët është që ai dhe Kombëtarja shqiptare të kualifikohen për në “Euro 2024”.
"DJALIN NGA TETOVA E KA THIRRË ATDHEU !
Krenaritë tetovare sa vijnë e shtohen, nuk ka nder dhe lavdi më të madhe se sa të veshish fanelën e kombëtares dhe nënës Shqipëri!
Nedim Bajrami na përfaqëson qytetin, jo vetëm denjësisht por edhe me zemër të madhe, ashtu siç janë edhe Ballistët zemra e shqiptarisë!
Një takim si ky tregon edhe pë7rkrahjen që e posedon vëllau jonë, kurse ëndrra është e përbashkët, që Nedimi dhe shokët e kombëtares përsëri të na gëzojnë me kualifikim në europianin e ardhshëm!", njoftojnë Ballistët.