FC Voska Sport njofton mbylljen e bashkëpunimit me treshen, Izair Emini, Ardit Demiri dhe Ilas Çilafi. Që të treve iu skadoi kontrata gjatë ditës së sotme (30.06.2023).
Emini për dy vite me radhë mbante shiritin e kapitenit të skuadrës, ndërsa do të mbahet mend si një ndër golashënuesit më të mirë, por gjithashtu edhe si një lider model për futbollistët tjerë.
Ashtu sikurse, Emini edhe Demiri te Voska Sport ishte bashkë për dy vite, derisa Çilafi iu ishte bashkuar që janarin e vitit 2021.
Kjo treshe ishte pjesë e suksesit historik të Voska Sport, ndaj dhe klubi falënderon për kontributin e dhënë.