Albert Dabiqaj përmes një statusi në “Facebook” e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Gjilanit.
Dabiqaj ishte pjesë e Gjilanit për dy vite, tek i cili u transferua nga skuadra e Feronikeli Drenas.
“Të dashur bashkëlojtarë që në ditët më të vështira u bëm bashkë për të quar klubin në nivelet më të larta, tifoz që gjithmonë na përkrahët, president Florim Zuka që gjithmonë ishe afër, faleminderit që më besuat që të jemi bashkë për këto dy vite! dy vite që dhashë gjithçka nga vetja ime, Dy vite me shumë sfida e sakrifica por mbi të gjitha ndjehem krenarë që po largohem me kokën lartë duke lënë pas vetës shumë djersë e angazhim”, shkroi Dabiqaj në “Facebook”.
Dabiqaj arriti që përgjatë këtyre dy viteve të bëjë 63 paraqitje me skuadrën e Gjilanit, duke regjistruar 16 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.