Emri i Kylian Mbappe ndez imagjinatën e shumë tifozëve në mbarë botën.
Në fakt, nuk është vetëm Real Madridi në gjurmët e kampionit francez të PSG.
Duke pasur parasysh skadimin e kontratës së parashikuar në vitin 2024 dhe mbi të gjitha dëshirën për të mos rinovuar me klubin parisien, shumë emra të mëdhenj i kanë vënë syrin dhe janë gati të bëjnë lëvizjet e duhura.
Sipas portalit “Football Transfers”, tashmë ka edhe interesimin e Arsenalit, i cili po vlerëson nëse do të paraqesë apo jo një ofertë për ish-yllin e Monaco-s, por në skadimin e kontratës së talentit transalpin, pra në vitin 2024.
Në ditët e kaluara është folur edhe për një interesim të Liverpool-it, me Të Kuqtë që do të ishin të gatshëm të ofronin 200 milionë euro për kampionin e botës.