Al-Khelaifi është takuar me zëvendësuesin e Mbappes!
Presidenti i PSG-së është takuar dje me lojtarin që mund të zëvendësojë Mbappen në skuadër.
Nga Franca sigurojnë se Nasser Al-Khelaifi po takohej në Londër me Pat dhe Charlie Kane, babanë dhe vëllanë e Harry Kane. Anglezi është favoriti i PSG-së për të zëvendësuar Kylian Mbappe.
Megjithatë, Bayern Munich është ai që do të kishte përfituar njëfarë avantazhi duke marrë përsipër shërbimet e futbollistit të Tottenhamit, ndërsa në garë është edhe Manchester United.