Trajneri austriak, Adi Hutter (53 vjeç), të hënën e ardhshme pritet të prezantohet te Monaco, që pikërisht më 3 korrik nis përgatitjet për sezonin e ri.
Ai do të marrë detyrën e lënë nga Philippe Clement.
Siç raportohet këtë të shtunë nga “L’Équipe”, negociatat me trajnerin austriak janë në një fazë të avancuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Fati i Philippe Clement u vendos nga rezultatet e javëve të fundit të kampionatit: vetëm një barazim (një pikë) në shtatë javë.
Hutter ka qenë në pushim për një vit, pasi ishte në stolin e Borussia Monchengladbachut (Gjermani) në sezonin 2021/22.