Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo i ka kërkuar Brazilit që të arrijë një marrëveshje për ta bërë Carlo Ancelottin trajnerin e ri të tyre.
Sipas AS, Selecao janë të prirur të emërojnë Ancelottin si pasardhësin e përhershëm të Tite. Ai dha dorëheqjen pas eliminimit të Brazilit në çerekfinalet e Kupën e Botës 2022 në Katar kundër Kroacisë me penallti.
Trajneri i Brazilit U20, Ramon Menezes është duke drejtuar ekipin e parë përkohësisht. Duke folur për emërimin e mundshëm të Ancelottit si trajner i Brazilit, Rivaldo tha për MadridXtra:
“Ancelotti te Brazili?
Do të jetë historike.
Shpresoj që ai të jetë trajneri ynë i parë i huaj dhe ne do të jemi kampionë bote me të në vitin 2026", tha Rivaldo.
Rivaldo, i cili luajti për Barcelonën midis 1997 dhe 2002, ishte në skuadrën e Brazilit që ngriti Kupën e Botës për herë të pestë (2002).
Megjithatë, ky sukses është zbehur në dy dekadat e fundit. Brazili është eliminuar në çerekfinale katër herë që kur e ngriti trofeun në stadiumin Nissan në Japoni.