Ferizaj të hënën do të fillojë përgatitjet për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Ismet Munishi është para sprovës së re si kryetrajner, cak kryesor e ka që Ferizajn të rikthejë në shoqërinë e më të mirëve.
Atmosfera është e shkëlqyeshme në klub, të gjithë me një qëllim:
Rikthimi në elitë.
“Klubi ynë ju njofton se stërvitjet për edicionin e garave 2023/2024, do të fillojnë me datë 3 korrik, ditën e hënë.
Nën udhëheqjen e shefit të ri të shtabit teknik, Ismet Munishi dhe stafit të tij, stërvitja e parë do të nis nga ora 16:00.
Si çdo herë tjetër, stërvitja do të mbahet në Stadiumin e Qytetit dhe do të jetë e hapur për mediat e interesuara, e gjithashtu për tifozët e klubit që në vazhdimësi na kanë qëndruar afër.
Sigurisht, se presim interesim edhe nga ana e tifozërisë së zjarrtë ‘Ujqve’”, njofton FC Ferizaj.