Ish futbollisti i Dritës së Gjilanit, Izair Emini, ka nënshkruar me Besën e Dobërdollit, anëtar i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi bëhet i ditur nga FC Besa.
“Izair Emini zyrtarisht bardh e blu.
Sulmuesi vjen nga radhët e FC Voska Sport me të cilët arriti të shpallet kampion në ligën e dytë të RMV.
Emini po ashtu ka qenë pjesë e skuadrës së: Shkendijës, Renovës, Kukësit, Dritës, Voska Sport.
Tre herë kampion në RMV me skuadrën e Shkëndijës, kampion në ligën e parë të Shqipërisë si dhe një herë kampion në superligën e Kosovës me skuadrën e Dritës janë disa nga titujt e fituar”, njofton FC Besa.
Krahas Eminin janë marrë vesh edhe me një lojtar maqedonas.
“Kemi arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Hristijan Dragarski, i cili transferohet nga skuadra e Pelisterit.
Dragarski ka qenë pjese e klubeve si: Concordia (Romania), Radnik (Serbia), Pobeda, Struga T&, Teuta, Pelister”, bëhet e ditur nga klubi.