Prishtina po përgatitet për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
“Në një atmosferë tejet pozitive, nën drejtimin e kryetrajnerit Debatik Curri i shoqëruar nga ndihmësit e tij, skuadra jonë e filloi fazën përgatitore.
Të pranishëm në stërvitjen e parë ishin të gjithë futbollistët.
Stërvitja e parë u krye stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq dhe u karakterizua me vrapime të lehta dhe lojë brenda grupit”, njofton FC Prishtina.