Afrim Visoka është emëruar kryetrajner i ri i klubit të futbollit Barileva.
Visoka ishte pjesë e skuadrës së KEK-ut tani ka një sprovë të re.
“Kemi nderin dhe kënaqësinë të punojmë së bashku me Afrimin për sezonin 2023/2024, me të vetmin qëllim inkuadrimi në Ligën e Dytë”, ka bërë të ditur Durim Berisha.
Visoka ka një përvojë të mirë dhe nga kjo do të përfitojë shumë skuadra e Barilevës.