Injorohet nga “Zonja e Vjetër”

Futboll

Injorohet nga “Zonja e Vjetër”

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:45
Nusair Mazraui

Nusair Mazraui i përket epokës ku në Mynih mbizotëronte “arkitekti” i transferimeve Hasan Salihamixhiç, por “dëbimi” i ish-drejtorit sportiv duket se kanë marrë për keq edhe te marokeni.

Minutazhi i pakët detyroi agjenten e tij, Rafaela Pimenta, ta “ankoronte” diku tjetër klientin e saj.

Aty ku do t’i jepej mundësia ta shfaqte të gjithë “arsenalin” nga korsia e djathtë.

“Tuttosport” ka zbuluar ditën e djeshme se Pimenta ia ka vetofrura Mazrauin Juventusit, por “bardhezinjtë” e kanë refuzuar menjëherë si opsion, me pretekstin se 25-vjeçari nuk jep garanci në prapavijë.

Problemet fizike kanë ndikuar në numrin e reduktuar të prezencave me Bajernin, pa anashkaluar konkurrencën e ashpër në të djathtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat