Ish-futbollisti i Kukësit, Tiago Ferreira, do të vijojë karrierën te skuadra e Leirias, teksa ka firmosur ditën e sotme një kontratë dy vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Mbrojtësi 29-vjeçar, së fundmi ishte pjesë e Trofenses, po në ligën e dytë portugeze, ndërkohë që në merkaton e verës zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Leirias.
Për sa i përket Kukësit, me skuadrën verilindore, Tiago Ferreira, qëndroi vetëm 6 muaj.
Ai u transferua më 4 gusht të vitit 2022, teksa shkëputi bashkëpunimin me Kukësit në janarin e 2023-it.