KF Bashkimi nga Kumanova ka njoftuar se Florim Ymeri - “Lima” do të jetë trajner i ri i tyre për sezonin e ri në Ligën e dytë të Maqedonisë në futboll.
Ai vjen në vend të Muarem Rustemit.
Ai deri tani ka punuar me grupmoshat e reja të shkollës së futbollit Bashkimi.
Në të kaluarën, Ymeri ka udhëhequr ekipin e Goblenit nga Kumanova në Ligën e Tretë dhe të Dytë.
Për ish-lojtarin e Bashkimit kjo do të jetë një sfidë e re në Ligën e dytë.