Fiton Ademi është futbollist më i ri i KF Besa nga Dobërdolli. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se marrëveshja është arritur, duke e promovuar atë me fanellën e re.
Ademi është një prurje cilësore për Besën në ambiciet e tyre për sezonin e ardhshëm.
“Fiton Ademi rikthehet të plotësoj repartin e sulmit!
Ish futbollist i @kfbesa1976 Fiton Ademi rikthet ne klub pas nje sezoni.
Ademi sezonin e kaluar u aktivizua me skuadrën e FC Voska Sport me të cilën ariti suksesin historik, inkuadrimin në ligën e parë të RMV”, thuhet në njoftimin e KF Besa.